Përafrimi i ligjeve me BE, Buxhuku: Firmosim pa llogaritur pasojat, shkelim marrëveshjet  

Përafrimi i ligjeve me BE, Buxhuku: Firmosim pa llogaritur pasojat, shkelim marrëveshjet  

Një projektligj i ri, i hedhur për konsultim publik, parashikon një taksë mbi pjesët e këmbimit dhe celularët. Në studion e MCN Economy, eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, tha se ndryshimi në ligj bëhet në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptare me ligjet e BE-së.  

Është e vërtetë që ligji vjen si rrjedhojë e përafrimit të ligjit shqiptar me atë të BE, në kuadër të integrimit. Pjesa e mjedisit aty zë një vend të rëndësishëm. BE kërkon që në momentin që vende të reja të futen, të kenë një ligj të bërë paraprakisht dhe përvojë pune në zbatimin e tij. Duke menduar që procesi i integrimit mund të zgjasë 8-9 vjet, Shqipëria dhe vendet e tjera të kenë zbatimin real. Këtu është problematika, pra merret i mirëqenë fakti, por problematika është e madhe në rastin tonë për t’u kuptuar nëse zbatimi do të jetë i duhuri. Ai është hedhur për diskutim tani në tetor dhe thuhet që duhet të hyjë në fuqi në janar. Në asnjë vend nuk ndodh që procese të tilla fiskale të bëhen brenda disa muajsh. Më e pakta duhej të ishte në janar 2025. Kemi të bëjmë edhe me ndërtim institucionesh. Janë disa të tilla që taksën që mbledhin, duhet ta përdorin.

Buxhuku solli si shembull dy raste të ngjashme të përafrimit të ligjeve, të cilat janë kryer pa marrë parasysh pasojat që do të sillte zbatimi i tyre.

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE është realisht i vështirë. Ne sot kemi pasur problematika, sepse nuk është zgjedhur koha dhe masa e duhur në përafrimin e legjislacionit. Le të kujtojmë anëtarësimin në OBT dhe më pas negociimin për MSA në 2006, është ndjekur praktika sipas të cilës ata kanë vënë letrat në tavolinë, ne kemi firmosur, pa marrë parasysh pasojat. Ky është ligji i parë i procesit të negociatave për anëtarësim në BE.

Më tej, Buxhuku u ndal te inceneratorët. Ai tha se rasti i tyre përbën shkeljen hapur të marrëveshjes me BE për strategjinë e përpunimit të mbetjeve.

BE kur vjen puna për të negociuar nuk ka parasysh pjesën, ai e sheh në kuadër të një strategjie për përpunimin e mbetjeve. Por këtë strategji që ne e kemi nënshkruar 12-13 vite më parë, ne çuditërisht para pak vitesh e kaluam në djegie. Erdhëm në situatën ku jemi sot. Kemi paguar qindra miliona euro dhe nuk kemi në praktikë një tjetër përpunim mbetjesh. Ne kur kaluam te djegiet, grisëm marrëveshjen me BE dhe kur erdhi puna e ndryshuam për të kaluar nga riciklimi në djegie. BE na kërkon politika riciklimi, ne kemi politika djegieje.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy