Pesë kërkesat e protestës/ Alibeaj: Hap i matur dhe ogur i mirë për të ardhmen e lëvizjes

Pesë kërkesat e protestës/ Alibeaj: Hap i matur dhe ogur i mirë për të ardhmen e lëvizjes

Pesë kërkesat e artikuluara nga Dritan Goxhaj në emër të organizatorëve të protestës në ditën e 23-të të saj janë vlerësuar si një zhvillim pozitiv nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

 

Në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Alibeaj u shpreh se protesta ka hyrë tashmë në një fazë të re, duke kaluar nga një reagim qytetar në një lëvizje më të strukturuar me objektiva dhe platformë të qartë.

 

Në disa aspekte i kam lexuar këto kërkesa. 

Së pari, si një fazë zhvillimi të protestës, e cila tashmë nuk mund të quhet më thjesht protestë, por lëvizje. Është një nivel më i lartë organizimi. 

 

Në ditët e para ishte një protestë me natyrë emocionale, ndërsa faza e dytë ishte ajo e qëndrueshmërisë, që zgjati 23 ditë. 

 

Kjo nuk është pak dhe tregon se njerëzit nuk kanë dalë vetëm për arsye individuale, ekonomike apo sociale, por edhe për shkak të frustrimit politik. 

 

Faza e tretë përfaqësohet nga formulimi i një platforme me ide, parime dhe synime konkrete, çka i jep protestës një drejtim më të qartë.

 

Ka ndodhur një hap shumë i pjekur. Përkundër të gjitha përpjekjeve për të etiketuar organizatorët apo për të ngritur dyshime mbi protestën, tashmë ekziston një platformë që e bën më të qartë se përse njerëzit mblidhen dhe protestojnë. 

 

 

Alibeaj theksoi se dalja me pesë kërkesa konkrete është një veprim i matur, i cili ndihmon në ruajtjen e kohezionit të pjesëmarrësve dhe te vet platformws 

 

 

Dalja me pesë kërkesa konkrete është një veprim i matur, i cili ndihmon në ruajtjen e kohezionit të pjesëmarrësv, pavarësisht bindjeve të tyre të ndryshme politike apo sociale.

 

Të mbash bashkë shtresa të ndryshme sociale, qytetarë me bindje të majta, të djathta, profesionistë, sipërmarrës apo të rinj, kërkon maturi. 

 

Nxjerrja e kësaj platforme me pesë kërkesa është një hap përpara, me vizion dhe me qëllim ruajtjen e unitetit të lëvizjes. 

 

Kërkesat e protestës janë pasuruar gradualisht, duke kaluar nga simbolika e flamengos te kërkesat politike për dorëheqjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe garantimin e kushteve të barabarta për një proces zgjedhor ku të mund të konkurrojnë si forcat tradicionale politike, ashtu edhe alternativat e reja.

 

E shoh si një hap të duhur, që tregon maturi dhe është një ogur i mirë për të ardhmen e kësaj lëvizjeje dhe platforme. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy