
Avioni që u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Kosta Rika të dielën po transportonte 10 qytetarë amerikanë dhe dy anëtarët e ekuipazhit, deklaron qeveria e Kosta Rikas.
Avioni i vogël privat është rrëzuar të dielën, dhe nuk ka lënë asnjë të mbijetuar.
"Qeveria e Kosta Rikës me shumë keqardhje jep lajmin për vdekjen e 10 pasagjerëve amerikanë dhe dy pilotëve të Kosta Rikës pas rrëzimit të avionit", tha në një deklaratë presidenti Luis Guillermo Solis.
Kur ekuipazhi i shpëtimit arriti në vendin e aksidentit, ata nuk gjetën asnjë të mbijetuar. Ministria e Sigurisë Publike ndan imazhet e pasojave të rrëzimit, duke konfirmuar viktimat.



