26-vjetori i themelimit të PD-së, figurat historike që munguan

26-vjetori i themelimit të PD-së, figurat historike që munguan

Partia Demokratike festoi dje 26-vjetorin e themelimit. Por ndonëse ftesa për të qenë në 26-­vjetorin e PD-­së ishte për të gjithë grupin parlamentar demokrat, ra në sy mungesa e dy prej figurave historike të PD­-së. Siç raporton sot “Panorama”, ish-­themeluesi dhe ish-­kreu i PD-­së, Eduard Selami, mungoi në përvjetorin e 26-­të partisë.

Pas debateve të vazhdueshme në mbledhjet e Grupit Parlamentar me Bashën, Selami është parë të mungojë si në sallën e Parlamentit, ashtu edhe në selinë e PD-­së. Një tjetër mungesë e rëndësishme ishte edhe ajo e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Urimin e saj, Topalli për demokratët e bëri përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook”.

Gjatë ceremonisë, Lulzim Basha nisi dje në mënyrë simbolike procesin e hapjes së PD-së me festimet ndryshe të 26- vjetorin të krijimit të partisë së parë opozitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy