Refuzimet në Shqipëri më shtynë të studioj jashtë vendit/ Lashi: Bursën e merrnin ata që kishin “mik”

Refuzimet në Shqipëri më shtynë të studioj jashtë vendit/ Lashi: Bursën e merrnin ata që kishin “mik”

Sfidat e një studenteje në Shqipëri shpesh nuk lidhen vetëm me të mësuarit, por edhe me mungesën e përkrahjes nga shteti.

Drupal Ad

 Këtë e dëshmon Elena Lashi, e cila sot është një studente ekselente e diplomuar në Londër, por për teleshikuesit e programit “Zgjohu me MCN” rrëfeu vështirësitë dhe padrejtësitë që ka përjetuar në vendin e saj.

Kam qenë gjithmonë një nxënëse dhe studente ekselente. Shkëlqeja në çdo aktivitet, jepja maksimumin, kisha notë mesatare 9.7, por gjithsesi nuk më dhanë një shans të drejtë.

Kur konkurronim për bursë në gjimnaz dhe më pas në universitet, ndonëse kisha ndër rezultatet më të larta, nuk u zgjodha asnjëherë.

Kam aplikuar disa herë për bursa në Shqipëri, por pa sukses, ndërsa shpesh fituesit ishin persona me lidhje apo “mik” në sistem.

Në vend që përzgjedhja të bazohej te merita, përzgjidheshin ata që kishin njohje apo mbështetje nga dikush më ‘i fortë’. Askush nuk më dha një shpjegim pse nuk u përzgjodha. Madje një nga fituesit kishte mesatare më të ulët se unë. Aty humba shpresën që në Shqipëri gjërat mund të ndryshonin për mirë.

Kam punuar për një periudhë në një njësi administrative në Shqipëri dhe pashë se si qytetarët vinin çdo ditë për ndihmë ekonomike apo për të kërkuar ndonjë lëvizje në jetën e tyre, por shteti nuk bënte asgjë për ta.

Ishte e dhimbshme, dhe aty vendosa përfundimisht të largohem.

Pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme, Elena vendosi të kërkojë mundësi jashtë vendit.

Elena rrëfen se edhe jashtë vendit nuk ka qenë gjithçka e lehtë. Ka përjetuar diskriminim dhe paragjykime por arriti të jetë ndër më të mirat.

Në një moment i thashë motrës: kam parë një njoftim për një bursë në SHBA dhe dua të aplikoj. Më vonë, ajo më ndihmoi që të lidhem me një kompani në Angli, dhe aty nisi gjithçka.

Aplikova për studime në Londër dhe, pavarësisht sfidave, arrita të mbaroj masterin me rezultate maksimale.

Edhe këtu kam ndjerë racizëm. Edhe pse kisha përgatitur një projekt shkëlqyeshëm, nuk donin të më jepnin notën maksimale.

Duhej të luftoja që të merrja atë që më takonte. Dekani më ndihmoi që të më njihej nota që meritoja, nga 40 më dhanë 100.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy