Australi, gjenden të vdekur 7 persona, 4 prej tyre fëmijë

Australi, gjenden të vdekur 7 persona, 4 prej tyre fëmijë

Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një zonë rurale në Australinë Perëndimore, pranë lumit Margaret thotë policia. 

Sipas mediave vendase, trupat e 4 fëmijëve dhe tre të rriturve u gjetën rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Osmington, ndërkohë pranë vendit të ngjarjes janë gjetur dy armë zjarri, por ende nuk është konfirmuar nëse ata janë vrarë apo vetëvrarë.

Katrina Miles dhe katër fëmijët e saj të moshës tetë deri në 13 vjeç janë ndër viktimat e tragjedisë tronditëse. Dy viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende.

"Trupat e dy të rriturve ishin vendosur jashtë një ndërtese, ndërsa pesë të tjerët ndodheshin jashtë ," tha policia.

Autoritetet thanë se nëse konfirmohet vrasja, kjo do të jetë masakra më e keqe në Australi që prej asaj të vitit 1996 në Tasmania ku vdiqën 35 persona, raporton BBC.

Ferma është në pronësi të prindërve të Katrina, Cynda dhe Peter Miles, por përfshija e tyre në tragjedi nuk ëshët konfirmuar ende.

Pas ngjarjes policia tha se nuk ka asnjë rrezik për ndonjë kërcënim të mundshëm për sigurinë publike.

Autoritetet thanë se emrat dhe moshat e viktimave nuk do të zbuloheshin derisa të njoftoheshin të afërmit e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy