
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin deklaroi se bisedimet mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen mëngjesin e së hënës, sipas orës lokale.
Zyra e Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.
Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat, tha zyra e tij.
Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit (të delegacionit ukrainas)”, thuhet në deklaratë.
Delegacioni rus mbërriti në Gomel mëngjesin e sotëm. Përveç Vladmir Medinsky-t, ai përfshin zëvendës ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, ambasadorin rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov dhe kreun e komitetit ndërkombëtar të Dumës Shtetërore, Leonid Slutsky.



