Bateristi danez, Lars Ulrich, i njohur për angazhimin 39-vjeçar me grupin amerikan heavy metal, Metallica, shprehet në rrjetet sociale se i mungojnë fansat.
Në një foto të postuar së fundmi, ai shfaqet së bashku me fansat në një koncert të grupit në Kanada.
"Më mungoni të gjithë. Shpresoj të jeni mirë", është teksti që shoqëron foton.
Në komentet poshtë fotos, fansat shprehen se u mungon Metallica dhe mezi presin koncertet e tjera në vendet e tyre.
Metallica ka njoftuar së fundmi se koncertet e prillit 2020 në Amerikën e Jugut janë shtyrë për shkak të pandemisë.



