Njohja e pensioneve me Italinë, Veshi: E nevojshme për shqiptarët që emigruan në '91! Mund të gëzohet nga të dyja anët e Adriatikut

Njohja e pensioneve me Italinë, Veshi: E nevojshme për shqiptarët që emigruan në '91! Mund të gëzohet nga të dyja anët e Adriatikut

Pedagogia Arjeta Veshi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN se njohja e pensioneve me Italinë është një ndër marrëveshjet më të dashura për shqiptarët.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Veshi tha se këtë akord mund ta gëzojnë shqiptarët nga të dyja anët e Adriatikut dhe se kjo gjë ishte më e nevojshme për shqiptarët që emigranuan në Itali në vitin 1991 dhe u legalizuan në 1996.

Marrëveshja që këto ditë po punohet për pjesën teknike në Tiranë nga senatori Mancini dhe ekipi shqiptar është një ndër më të dashurat për shqiptarët. Në 2011 u krijua një qeveri teknike ku dhe vetë ministrja që ndryshoi ligjin italian brenda natës ndryshoi shumë gjëra jo vetëm për emigrantët, por për gjithë popullatën. U prek sigurisht pjesa emigrante e punëtore, sidomos ata mbi 38 vjeç, pikërisht shqiptarët. Në 14 janar të 1996 u legalizuan shqiptarët.

Kjo grup moshë që janë djegur nga këto pensione kanë marrë pensione sociale.

Shqiptarët ishin tepër të paorganizuar dhe  kur filluan të afroheshin drejt pensionit filluan lëvizjet e para edhe përmes sindikatave duke bërë presion. Ne jemi munduar të dilnim dhe të shpjegonim ku qëndronte ky problem.

Sigurisht do ta kenë më të lehtë ata mund të sigurojnë pension italian duke bashkuar vitet e punës në Itali me ato shqiptare. Të penalizuarit mbi 38 vjeç mund të bashkojnë vitet e punës. Por jo vetëm vitet e punës në Itali. Mund të gëzojnë nga të dyja anët e Adriatikut.

Unë nga kërkimet që kamë bërë, institutin s’ta jep kurrë shifrën. Kjo gjë vjen me shkallëzim. Më tepër të nevojshme e kanë ata që erdhën në 91 dhe u legalizuan në 96. Patjetër që do njihet dhe pagesa private. Nuk mendoj se mund t’ia dalin të paguajnë shifrën për të arritur 690 euro.

Në fund, Veshi tha se shqiptarët u interesuan në momentin që arritën në prag të pensionit.

Ne vetë nuk ishim të interesuar, interesohemi kur na prek kjo gjë, kjo na preku kur shqiptarët erdhën në prag pensioni. Shqiptari kujtohet kur preket. Cila do etni do kujtohet kur të preket. Ne jemi emigracion i ri, e Italia nuk ishte përgatitur për ligje emigrative të punësimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy