Policia ka bastisur zyrat e Parlamentit Europian lidhur me “ndërhyrjen ruse”, sipas një deklaratë të prokurorit federal.
Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Europian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetëve iu ofruan para për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”.

Kërkimet janë pjesë e një rasti të ndërhyrjes, korrupsionit pasiv dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale dhe ka të bëjë me indikacionet e ndërhyrjes ruse, ku anëtarët e Parlamentit Evropian janë afruar dhe paguar për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së lajmeve të Zërit të Evropës.
Prokurorët thanë se ata besojnë se punonjësi luajti "një rol të rëndësishëm në këtë". BE-ja sanksionoi Zërin e Europës pas shpërthimit të skandalit në fund të marsit.
Belgjika ka marrë një rol aktiv në hetimin e çështjes “Russiagate “për shkak të selisë së Parlamentit Europian në Bruksel, vuri në dukje kryeministri Alexander De Croo në prill.



