Zelensky kërkon mbështetjen e pakufizuar të NATO-s: Do shohim kush është mik dhe kush na ka tradhtuar

Zelensky kërkon mbështetjen e pakufizuar të NATO-s: Do shohim kush është mik dhe kush na ka tradhtuar

Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar mbështetjen “efektive dhe të pakufizuar” të NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë çdo armë që nevojitet për të luftuar agresionin rus.

Ne kërkojmë që aleanca të deklarojë se do të ndihmojë plotësisht Ukrainën për ta fituar këtë luftë, për të pastruar territorin nga pushtuesit dhe për të rivendosur paqen në Ukrainë.

Është ky mesazhi i dhënë nga Zelensky në një video të publikuar të mërkurën vonë në mbrëmje.

Deklaratat e tij vijnë në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet gjatë së enjtes, ku ai do t’u drejtohet liderëve virtualisht.

Zelensky u ka kërkuar gjithashtu fuqive perëndimore të qëndrojnë të bashkuara, mes atyre që ai i quajti përpjekjet e Rusisë për të lobuar interesat e saj me “disa partnerë” për t’i patur në anën e saj.

Ne do të shohim se kush është mik, kush është partner dhe kush na ka shitur dhe tradhtuar. Së bashku ne nuk duhet të lejojmë Rusinë të thyejë askënd në NATO, BE apo G7, dhe t’i tërheqë në anën e luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy