Tensionet në Lindjen e Mesme/ Mediu: Shqipëria është kundërshtare e Iranit, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë (VIDEO)

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Mediu: Shqipëria është kundërshtare e Iranit, duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë (VIDEO)

Kryetari i PR, Fatmir Mediu, ka folur në MCN Live për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe rrezikun që kjo paraqet për Shqipërinë. Ai ka theksuar nevojën për një analizë institucionale dhe diskutim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

 

Kjo është një nga situatat më komplekse gjeopolitike, për shkak të konflikteve të armatosura dhe sulmeve ndaj Iranit. Logjika minimale është që institucionet që merren me sigurinë të bëjnë analizën e duhur. Shqiptarët kanë dhënë strehim për ta në Manëz, dhe në momentin që ka tendencë për të kryer një akt terrorist, duhet vlerësuar dhe marrë masa.

 

Ai kujtoi edhe sulmet kibernetike dhe vendimin për dëbimin e ambasadorit të Iranit, duke theksuar se Shqipëria tani është kundërshtare e Iranit. 

 

Vetëm këtu tek ne ndodh që të mos kemi një qëndrim serioz. Çështja me Iranin nuk ka të bëjë vetëm me rreziqet, natyrisht që jemi vend i NATO-s, por çështja është çfarë bëjmë ne, jo çfarë bën NATO.

 

Mediu theksoi se politika e jashtme është çështje thelbësore dhe se institucionet shqiptare duhet të bëjnë diskutime të thelluara për të analizuar informacionet e pranishme dhe për të koordinuar veprimet me partnerët ndërkombëtarë.

 

Duhet të kemi një diskutim institucional ndërsa ne sillemi sikur çdo gjë është larg nesh, kur kapacitetet mbrojtëse janë detyrimi ynë si vend.ne duhet të përgatisim të gjithë qëndrimin tonë me situata që mundb të ndodhin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy