Plagosja e 51-vjeçarit, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

Plagosja e 51-vjeçarit, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 51-vjeçarit, Agim Jazaj, ngjarje e ndodhur sot pranë xhamisë "Xhura" në Tiranë.

"Blutë" bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi 36-vjeçar Saimir Xhafa. Policia ofron 5 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Në një njoftim të dytë Policia bën me dije se: 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.  DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Në njoftimin paraprak mbi ngjarjen thuhej:

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi S. Xh., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.  Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy