
India ka deklaruar se do të fillojë të ekspertojë vaksinat e koronavirusit dy javë pas prodhimit të tyre. Për BBC, një zyrtar i ministrisë së jashtme është shprehur se nuk është e vërtetë që India do pengojë eksportin e vaksinave për COVID-19.
India do të prodhojë rreth 60% të vaksinave për të gjithë botën dhe shumë vende janë duke pritur me padurim se kur do të fillojë shpërndarja e dozave. Ndërkohë India ka miratuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave COVID, ndërsa pretendon të nisë ekspertet nga mesi i janarit.
Vaksinat që janë miratuar në Indi janë të ‘AstraZeneca’ dhe një nga firma vendase Bharat Biontech.
Konkretisht zyrtari i ministrisë së jashtme të Indisë është shprehur: “Një ose dy javë nga përfundimi i vaksinës ne do të eksportojmë në disa nga vendet fqinje të Azisë Jugore. Disa prej këtyre dozave do të jepen si dhurata nga ne, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet me të njëjtin çmim që qeveria do ta blejë.”



