
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit në lidhje me aludimet se mund t’i jetë hequr statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai ka zgjedhur të mos komentojë.
Deklarata e tij u interpretua si një reagim i tërthortë që lidhen me statusin e tij “non grata”, megjithëse Berisha nuk dha asnjë sqarim të mëtejshëm për gazetarët.
Ndërsa teksa hyri në sallën e Parlamentit, Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e Partisë Demokratike.
Më pas, duke iu drejtuar foltores së Kuvendit, kreu demokrat u shpreh shkurt:
“Unë erdha.
U krye!”
Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara në maj të vitit 2021, me argumentin e përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm.
Vendimi u mor gjatë administratës amerikane të drejtuar nga Joe Biden.



