Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramos Ruçi ka garantuar se ligji i mbetjeve që u miratua të enjten e kaluar nuk është kërcënim për qytetarët dhe mjedisin. Ai akuzoi opozitës se po dezinformon opinion publik pasi ligji nuk lejon importin e mbetjeve të rrezikshme dhe mbetjeve për djegie.
“PD është bërë pishman dhe vjen vërdall me një problem. Kolegë të opozitës, është e drejta juaj ta bëni opozitës si të mendoni e dëshironi por duhet t`i them publikut që flisni për plehrat kur nuk ka kaluar një ligj për plehra, ka kaluar një ligj për lëndë të parë për një industri të caktuar. Ligji që kaluam nuk lejon as djegie e as groposje por lejon vetëm riciklim. Ligji kufizon në mënyrë drastike pikat nga do hyjnë , mjetet që do i monitorojnë dhe burimet njerëzore.
Pra flsni për dy gjëra të ndryshme, ju ka ngel mendja të ligji juaj.
Ligji ndalon rreptësisht lëndët e rrezikshme.
Doni të helmatisni se kujtoni se shqiptarët mund ta hanë sapunin për djathë” u shpreh Ruçi.



