
Gjendet i pajetë shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Shkëlzen Qordja u gjet sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës brenda garazhit të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme.
31-vjecari ishte gardist me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit, sipas së cilës trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave, teksa nuk jepet ende asnjë pistë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.



