
Policia shpëton më shumë së 300 burra dhe fëmijë, të cilët mbaheshin të burgosur e të lidhur me zinxhirë në një qytet në veri të Nigerisë. Sipas saj, ambienti në të cilin u gjetën supozohej se ishte shkollë islamike. Pjesa më e madhe e të liruarve ishin fëmijë, ku mosha më e vogël ishte vetëm pesë vjeç. Nuk ka ende informacione se për sa kohë janë mbajtur të lidhur dhe të mbyllur, por sipas pamjeve dhe të dhënave ata ishin të keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht.
Policia tha se disa prej fëmijëve ishin sjellë aty nga vendet fqinje, si: Burkina Faso, Mali dhe Gana, kurse mjaft të tjerë ishin lënë aty nga prindërit, të cilët besonin se ishte një shkollë islamike apo qendër rehabilitimi.
Raportohet se gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e tyre, janë arrestuar shtatë persona, që supozohet se ishin mësues në shkollën në fjalë.
Fëmijët e shpëtuar janë vendosur përkohësisht në një kamp, ndërkohë që policia po bën përpjekje për të gjetur prindërit e tyre. /Reuters/



