‘Territorialja’, Nazarko: Pjesëmarrja e partive akt kriminal, duhet të jetë vepër e teknicienëve (VIDEO)

‘Territorialja’, Nazarko: Pjesëmarrja e partive akt kriminal, duhet të jetë vepër e teknicienëve (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në MCN Live ka komentuar lidhur me dy draftet e reformës Territoriale, të cilën e konsideroi një akt kriminal, pjesëmarrjen e partive politike në këtë reformë.

Ai tha se kjo reformë nuk pritet të sjellë asnjë risi, ndërsa theksoi se duhet të jenë teknicienët ata që duhet të merren me të. Sipas tij, përgjegjëse për të gjithë këtë është Partia Socialiste, si dhe e konsideroi të papranueshme  shtimin e njësive vendore  nga Partia Demokratike.

Besoj dhe e kam shprehur se problemi për reformën territoriale është një nga aktet më kriminale të kësaj klase politike, pjesëmarrja e saj në këtë reformë. Ajo është politike sepse të bësh reformën territoriale është të marrësh parasysh faktorë të tjerë dhe nuk duhet të futësh në lojë zgjedhjet. Partitë politike nuk duhet të përfshihen në reformën territoriale sepse duhet të jetë vepër e ekspertëve, teknicienëve që bëjnë kalkulimin e saj. Përgjegjëse për këtë është Partia Socialiste. Për mua është akt kriminal dhe nuk ka për të çuar gjëkundi, nuk do të sjellë risi. Nga ana tjetër nëse flasim për efekte teknike është një turp kur në epokën dixhitale të tentojë siç bën PD të kërkojë akoma më shumë njësi.

Më tej ai deklaroi se ndarja territoriale duhet të jetë vepër e teknicienëve dhe jo e partive, që sipas tij, marrin parasysh faktorin e ndërlidhjes ndërqyteteve dhe emigracionin e popullsisë në këto 30 vjet.

Tani kur ne jemi para zgjedhjeve lokale, reforma territoriale, gjendja politike nuk duhet të ishte bërë tani. Nëse PS ka dështuar me këtë reformë nuk është gjë e madhe, por duhet të marrë kohën e duhur për ta bërë atë. Kjo është histori kriminale, produkt i klasës politike që nënvlerëson faktorët kryesorë të atyre që duhet ta bëjnë këtë reformë, pra duhet të jetë vepër e teknicienëve dhe jo e partive

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy