
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet parlamentare në 2025 për të cilat u shpreh se e sheh shumë të vështirë ardhjen e opozitës në pushtet.
Ai tha se PD ka bërë disa gabime të rënda pasojat e të cilave do vazhdojë ti vuajë edhe në vazhdim, teksa theksoi se Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmën e shqiptarëve, numri i të pakënaqurve është më i madh se numri i atyre që duan qeverinë.
Nuk mund të them se zgjedhjet kanë mbaruar, por shanset që opozita të vijë në pushtete më duket i pamundur. E para duhet të ndajmë faktin se sa normale bëhen zgjedhjet në Shqipëri, para 10 vjetësh kishte një balancë ekonomike, mediatike, sot maxhoranca ka fuqi dhe peshë që opozita nuk e ka. E dyta opozita ka bërë gabime fatale si dalja nga parlamenti, mosparaqitja në zgjedhjet lokale janë vendime që mund ti japin PD probleme për shumë gjatë.
E treta, kaosi i krijuar në opozitë, ndarja në dy PD, krijoi një tjetër problem që nuk rikuperohet brenda ditësh. Problemi kryesor është se Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmën e shqiptarëve, numri i të pakënaqurve është më i madh se numri i atyre që duan qeverinë.
I pyetur se çfarë mendon për të dërguarit politik në qarqe, Fevziu u shpreh se kryesorja është që asnjë nga dy forcat politike nuk ka surpriza të mëdha midis kandidatëve.
Janë kryesisht njerëz që kanë qenë, emra të njëjtë që janë ricikluar, nuk ka asnjë surprizë apo risi. Ajo që më ka rënë në sy është që PD nuk ka një grua sepse krijon një mosmarrëveshje. Çështja është kush e luan më mirë lojën për elektoratin gri. I vetmi ndryshim ishte përforcim i Tiranës, nuk ka dashur të nxjerrë Veliajn tërësisht jashtë dhe e ka markuar me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliut. Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë SPAK



