
Në ‘MCN informacion’, erdhi sot historia ndryshe e Baton Markut, shqiptarit të lindur në Alaska të SHBA, që zgjodhi të studiojë për Veterinari në Shqipëri.
I ftuar në studio, ai risolli historinë e familjes së tij prej tre brezash që kanë emigruar nga Dibra e Madhe e Maqedonisë dhe faktin se si me nxitjen e të atit u kthye për studime në Tiranë.
Unë kam lindur në Alaskë, gjyshi dhe babi më pas kanë emigruar atje, dhe ne jemi rritur me dëshirën që të flasim dhe veprojmë shqip, që mos ti harrojë rrënjët tona.
Kështu në u rikthyem një kohë për të jetuar në Tiranë dhe ngaqë jam nga Dibra e Madhe, kemi lëvizur edhe atje.
Unë kam studiuar për Mjekësi Veterinare, edhe vëllai i vogël po studion këtu për Stomatologji.
Unë lexoj dhe kam pasion shumë librat, gjithmonë kam një libër në dorë.
Kam pasur pasion veprat e Rilindësve tanë, të Kadaresë, Agollit, etj,
Tani jam rikthyer në Alaska punoj atje, por jam gjithmonë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.



