
Të paktën 70 persona kanë mbetur të vrarë në një sulm kimik në Duma, fortesë e rebelëve sirianë në Gutën lindore, në hyrje të Damaskut. Lajmin e bën të ditur Al Jazeera, e cila u referohet dëshmive të banorëve dhe aktivistëve në zonë.
“Helmetat e bardhe”, një grup e ndërhyrjes së shpejtë që vepron në zonat e kontrolluara nga opozita siriane, bënë të ditur se pjesa më e madhe e viktimave janë grad he fëmijë.
Megjithatë, sipas medias shtetërore, Damasku mohon të ketë përdorur armë kimike.
Ndërkohë, mjekët thonë se numri i viktimave mund të rritet.
“Për momentin po u japim ndihmë mbi 1000 rasteve që paraqesin vështirësi në frumëmarrje pasi një bombë klori është lëshuar mbi qytet dhe numri i viktimave ka gjasa të rritet”, thonë bluzat e bardhe.
Ndërkohë, forcat proqeveritare dhe aleatët e tyre kanë nisur një ofensivë nëpërmjet tokës në Duma, fortesa e fundit që u ka mbetur rebelëve pranë kryeqytetit.



