Rama: “The Albanian Files” në shënjestër të një “inkuizicioni revolucionar”

Rama: “The Albanian Files” në shënjestër të një “inkuizicioni revolucionar”

Kryeministri Edi Rama e cilësoi debatin e krijuar rreth librit “The Albanian Files” si një “inkuizicion revolucionar”, duke akuzuar kritikët se po sulmojnë një projekt editorial të pavarur pa e njohur përmbajtjen dhe natyrën e tij.

 

Tani, ‘The Albanian Files’ është vendosur në shënjestër nga inkuizicioni, se s’mund ta quaj dot intelektual, se nuk është intelektual, por nga inkuizicioni revolucionar i protestës.

 

Rama theksoi se libri nuk është një botim i tij dhe se ai ka kontribuar vetëm me një tekst parathënës.

 

Nuk është libri im dhe nuk është një botim i kontrolluar prej meje. Unë thjesht kam dhënë aty një kontribut me një tekst parathënës.

 

Sipas Kryeministrit, botimi është konceptuar dhe kuruar në mënyrë të pavarur, me kontribute nga arkitektë dhe studio ndërkombëtare që kanë punuar në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit.

 

Duke iu referuar kritikave ndaj një teksti të përfshirë në libër, Rama tha se kundërshtarët kanë keqinterpretuar një shkrim autoironik të një arkitekti të studios “OMA”, duke e paraqitur atë si një thirrje serioze.

 

T’i qepesh një botimi të tillë, njësoj si të ishte koha e Revolucionit Kulturor Kinez... ky është kulmi.

 

Ai sqaroi se letra, ku përmendet me ironi ideja që ai të bëhej “mbret”, nuk ka qenë kurrë një komunikim real me të.

 

Është një letër drejtuar meje, e cila natyrisht është një letër që mua s’më ka ardhur... Çështje dilemash dhe problematikash që s’kanë lidhje fare me ndonjë thirrje reale për t’u bërë mbret.

 

Në përfundim, Rama argumentoi se vetë ekzistenca e një teksti të tillë në libër dëshmon se botimi nuk ka qenë i kontrolluar politikisht.

 

Është kthyer kokëposhtë, por tregon që, në fakt, libri është tërësisht i lirë, i pakontrolluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy