Arratisja nga 313/ Momenti kur Fatmir Pjetri kapet nga policia (VIDEO)

Arratisja nga 313/ Momenti kur Fatmir Pjetri kapet nga policia (VIDEO)

Më 8 gusht të këtij viti, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan arratisjen nga burgu 313 në Tiranë, por janë kapur nga policia.

Përmes një video të siguruar nga MCN TV, fiksohet momenti i arratisjes kur ata zbresin me një litar çarçafësh.

I pari në video dallohet Fatmir Pjetri, i cili duket që mban në dorë një mjet, me të cilin sapo ulet dhe tenton të zbresë shkallët, përpara i dalin dy policë, por nuk dihet se çfarë ndodh më pas, meqë filmimet ndërpriten.

Të njëjtën lëvizje ka bërë edhe Arbër Çekaj, por në momentin e ndalimit, ai nuk ishte i pajisur me sende të ftohta.

 

Në hetimet në vazhdim, raportohet se janë duke u verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Arbër Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy