Corriere della Sera: Misioni i mjekëve shqiptarë në Itali në 2020 na kushtoi 3 milionë euro

Corriere della Sera: Misioni i mjekëve shqiptarë në Itali në 2020 na kushtoi 3 milionë euro

Prestigjozja “Corriere della Sera” i ka kushtuar ditën e sotme një shkrim misionit të mjekëve shqiptarë në vitin 2020 të cilët shkuan të jepnin kontributin e tyre në luftën kundër Covid 19 në Itali. 

Në artikull bëhet me dije se ky mision i ka kushtuar Italisë 3 milionë euro.

Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë dhe na kushtuan 3 milionë euro. Po a ishin të nevojshëm?.

Në artikullin e saj “Corriere della Sera” shkruan se delagacioni shqiptar nuk ishte korrekt gjatë qëndrimit të saj duke kujtuar ahengjet që organizuan mjekët dhe infermierët në hotelin në Brescia.

Tashmë janë bërë të njohura ahengjet me pije alkoolike të shqiptarëve në hotelin e tyre në Brescia, madje edhe gjobat e majme që morën për grumbullimet, masa këto që çuditërisht u ‘zhdukën’ falë marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.

Në artikull përmendet dhe Ëngjëll Agaçi sipas së ciles ka ndihmuar në këtë pjese si një prej personave më të besuar të kryeministrit Rama dhe shpesh i përfolur edhe në Itali.

Njeri i dëgjuar shpesh nga institucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë. Pas mbërritjes së tij në Romë, në vëzhgimin e mjekëve shqiptarë u angazhua Guardia di Finanza.

Gratë dhe burrat e Ramës nuk kanë dhënë asnjë kontribut të rëndësishëm . 

Kështu shkruhet në fund të artikullit të prestigjiozes italiane gati 2 vite pas misionit të shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy