Thaçi del nga gjykata e Hagës pas 6 orësh: Do kthehem sërish nesër

Thaçi del nga gjykata e Hagës pas 6 orësh: Do kthehem sërish nesër

Pas gjashtë orësh në gjykatën e Hagës ka mbaruar seanca e parë për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, që dje udhëtoi për t’u përballur me akt-akuzat për krime lufte. Thaçi në një deklaratë mjaft të shkurtër për mediat tha se sot ishte vetëm një bisedë juridike, ndërsa nesër do të kthehet sërish për të vijuar proçesin.

“Sot dëgjova bisedën juridike mes avokatit dhe prokurorit. Nesër do të rikthehem përsëri për ta vijuar këtë proces. Nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë sot,”- ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

Akt-akuzat për krime lufte ndaj Thaçit u ngritën vetëm pak ditë para se presidenti i Kosovës të udhëtonte në Uashington për dialogun me Serbinë, por që deri më tani nuk ka ndodhur. Në deklaratën e parë për këto akt-akuza, Thaçi u shpreh që nuk ishte rastësi që ndodhi fiks në këtë moment.

Së bashku me Thaçin, për krime lufte, është akuzuar edhe kreu i LDK-së Kadri Veseli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy