Bilardo në MCN/ Muçi: Në shumë pak raste zhvillohet debat i mirëfilltë gjyqësor, kjo dëmton cilësinë e sistemit

Bilardo në MCN/ Muçi: Në shumë pak raste zhvillohet debat i mirëfilltë gjyqësor, kjo dëmton cilësinë e sistemit

Ish-prokurori Besnik Muçi, i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit thotë se në pak seanca zhvillohet një debat i mirëfilltë gjyqësor. 

Në emisionin “Bilardo në MCN” të gazetarit Denis Dyrnjaja, Muçi theksoi se një pjesë e mirë e gjyqeve penale mbyllen me gjykim të shkurtuar duke shtuar se kjo gjë dëmton kualitetin e sistemit.

Për Muçin, një prokuror ka ngarkesë më të lartë se një avokat në punën që ata duhet të zhvillojnë për një çështje të caktuar.

Ngarkesa që ke si prokuror, që kanë prokurorët aktualë dhe që kishim ne si prokurorë asokohe është shumë më e lartë se ngarkesa që ka një avokat. Kur je avokat je më i qetë profesionalisht, ke mundësi më shumë të studiosh dosjen, të punosh me detajet.

A ndodh kjo në sallat tona të gjyqit? Ndodh, por jo në shkallë që duhet të ndodhte. Një pjesë e mirë e gjyqeve penale në Shqipëri mbyllen me gjykim të shkurtuar, pa debat. Gjykohen në gjendjen që janë aktet, thjesht gjykata gjykon aktet e prokurorisë. Kjo e shmang debatin e mirëfilltë gjyqësor, debatin gjyqësor. Kjo dëmton dhe kualitetin e sistemit në tërësi. Dëmton dhe cilësinë e hetimit dhe të procesit gjyqësor në tërësi. Dembelos të gjithë sistemin. Pak seanca zhvillohen.

Kjo ndikon dhe në cilësinë në tërësi të sistemit penal.

Pse ndodh kjo?

Është e vështirë ta them, por në përgjithësi palët priren të përfitojnë atë që jep ligji, 1/3. Është dhe mentaliteti që të mos krijohen probleme me prokurorët, gjyqtarët.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy