U gjobit nga KQZ, reagon Veliaj: Do të apelojmë

U gjobit nga KQZ, reagon Veliaj: Do të apelojmë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pasi u gjobit nga KQZ. Veliaj shprehet se gjoba do të apelohet dhe se puna në Tiranë nuk do të ndalet nga gjumi, duke mos u kursyer kështu edhe me opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Shton 5 vila në pandemi, kandidon për KM. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputetë opozite.

Por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi!’, shkruan Veliaj.

KQZ gjobiti kryebashkiakun me 750 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.

Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Shkeli rregullat për aktivitetet e ndaluara, KQZ gjobit Erion Veliaj

KQZ ka gjobitur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me 750 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.

Gjithashtu, Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, subjektet duhet të raportojnë në KQZ aktivitetet elektorale të tyre. Në rast të mosraportimit, ngarkon me përgjegjësi administrative politikanin që e organizon atë.

Vendosëm: 1-Sanksionin administrativ ndaj z.Erion Veliaj me gjobë në shumëm e 35 mijë lëkëve për shkelje të Kodit Zgjedhor për mosraportim të aktiviteteve publike; 2) Sanksionin administrativ në shumë 40 mijë lekë për shkelje të Komisionit Rregullator", tha Celibashi.

Shqipëria ndodhet pak muaj larg zgjedhjeve teksa KQZ miratoi vendimin për disa aktivitete, të cilat nuk do të lejoheshin 4 muaj para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka të drejtën e ankimimit në KAS për këto gjoba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy