Mollët e Korçës stok, Shoqata e biznesit të vogël-Ramës: Duam zgjidhje, ose do përshkallëzojmë protestat

Mollët e Korçës stok, Shoqata e biznesit të vogël-Ramës: Duam zgjidhje, ose do përshkallëzojmë protestat

Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm të Shqipërisë kërkon gjetjen e zgjedhjes për mosshitjen e mollëve të fermerëve të juglindjes së vendit.

Kjo shoqatë ka reaguar ditën e sotme duke i kërkuar ministrisë së bujqësisë, asaj së financave dhe kryeministrit të vendit gjetjen e një zgjidhje për ti ardhur në ndihmë fermerëve për shitjen e afro 15 mijë ton mollëve të pashitura.

Nënkryetari i kësaj shoqate Bujar Muço thotë dy janë mundësitë për të ardhur në ndihmë fermerëve të shesin prodhimin që ka ngelur i ruajtur në frigorifer, rritja e referencës së importit dhe rritjen e kontrollit të analizave të prodhimit që vjen nga vendet e tjera.

Muço ka bërë me dije se në qoftë se kjo situatë nuk merr zgjidhje, fermerët do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

I gjithë ky ngërç në mosshitjen e prodhimit ka ardhur për shkak të grumbullimit me çmim të lartë nga ana e grosistëve ndërkohë që mollët që vijnë nga Serbia, Moldavia dhe Polonia janë me çmim të ulët duke bllokuar prodhimin vendas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy