Florian Shtëmbari, këngëtari durrsak që është kthyer hit në rrjet ka folur për jetën e tij në Itali dhe karrierën në muzikë.
Ai shprehet se aktualisht është përqendruar 100% te muzika, por nuk mendon se do të heqë dorë dhe nga punët e tjera sepse nuk e sheh muzikën të sigurtë për të ardhmen, pasi për të ajo është bixhoz.
Sa i përket projekteve në të ardhmen, Flori tregon se nuk ka asgjë të planifikuar pasi gjithçka realizon vjen natyrshëm kur ulet para tastierës.
Kënga “Të mora nga pylli, të çova në qytet”, ka marrë shumë komente pozitive. Tekstet i bëj vetë përgjithësisht dhe nuk e prisja të kishte këtë impakt. Ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe pse duket e pabesueshme.
Jam lindur dhe rritur në Durrës deri 14 vjeç kam jetuar aty, pastaj ‘99 kam ikur refugjat në Itali. Nuk ka qenë e lehtë ndryshimi sidomos për muzikën që kisha ëndërr sepse s’kisha njeri afër isha vetëm. Në Itali mora një tastierë dhe aty nisa rrugëtimin tim.
Puna ime e parë ka qenë në një fabrikë, pastaj ndërtim, por muzikën nuk e lija kurrë pas dore. Kënga ime e parë nuk ka dalë asnjëherë, ka qenë për shpërnguljen time në Itali sepse sa herë e kujtoja qaja. Është e trishtë të ikësh fëmijë nga vendi jot.
Koncertet e para kanë nisur para 15 vitesh. Babai im është idhulli im, ai ka mbajtur familjen me muzikë duke kënduar nëpër dasma. Sa i përket projekteve të radhës nuk kam planifikuar asgjë, gjithçka vjen natyrshëm, ulem para tastierës dhe nëse ndodh që frymëzohem realizohet. Nuk kam shpresa nga muzika se mund të më sigurojë të ardhmen, muzika është bixhoz.



