Prokuroria franceze ka kërkuar pesë vjet burg dhe pesë vjet ndalim për pjesëmarrje në zgjedhje lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
“Ne jemi në gjykatë dhe ligji zbatohet për të gjithë”, deklaroi prokurori Nicolas Barret, duke kërkuar që ky dënim të zbatohet menjëherë pas dënimit, edhe në rast apelimi.
“Mendoj se qëllimi i prokurorit është që t’i heqë francezëve mundësinë për të votuar kë të duan” dhe të rrënojë partinë, tha Le Pen për gazetarët pas daljes nga seanca, ndërsa ndaj saj u dha një gjobë prej 300 mijë eurosh.
Prokuroria përshkroi në aktakuzën e saj një “sistem të organizuar” të shpërdorimit të fondeve publike në dëm të Parlamentit Europian, me “kontrata artificiale” të asistentëve të parlamentit për të “kursyer para” për partinë.
Presidenti i Kuvendit Kombëtar, Jordan Bardella, denoncoi si “sulm ndaj demokracisë” kërkesat e prokurorisë për burg.
Prokuroria nuk është për drejtësinë, ajo tërbohet dhe hakmerret kundër Marine Le Pen.
Kërkesat e saj skandaloze synojnë të heqin votën e miliona francezëve në 2027.
Është një sulm ndaj demokracisë.



