Operacioni ndërkombëtar, Anduena Llabani: Priten të tjerë emra të përfshirë

Operacioni ndërkombëtar, Anduena Llabani: Priten të tjerë emra të përfshirë

Krerë të policisë dhe prokurorisë shqiptare, italiane dhe të Europol kanë dhënë detaje sot lidhur me finalizimin e operacionit ndërkombëtar “Shpirti” me 38 urdhër-arreste, 28 të ekzekutuara sot.

Lidhur me këtë gazetarja e kronikës Anduena Llabani në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV bëri me dije se operacioni është ende në vijim dhe se sipas informacioneve përveç emrave të bërë publik pritet që të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë të njohur.

Ndërsa lidhur me arrestimin e dy shoqëruesve të ish-ministrit Tahiri, Llalbani tha se informacionet për këtë çështje ishin shumë strikte, por që sipas saj nëse më vonë zbardhen detaje të tjera ku implikohet dhe ish-ministri rrjedhja e ngjarjes ndryshon.

Sipas informacioneve të siguruara nga SPAK, operacioni është ende duke vijuar, për këtë arsye detaje të reja zbardhen orë pas ore. Megjithatë nga ajo që kemi mundur të sigurojmë bëhet fjalë për emra të tjerë të përfshirë krahas arrestimeve të deritanishme, mes të cilëve ka edhe personazhe të botës së njohur të policisë midis tyre dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilët kanë kryer veprën penale në vitin 2016 kohë kur i shërbenin këtij të fundit. Zyrtarët pranë SPAK janë treguar skeptik lidhur me informacionin e arrestimit të tyre. Interesimit tonë ata i janë përgjigjur shkurt duke thënë se bëhet fjalë vetëm për këta dy shoqërues. Por në të ardhmen nëse dalin  detaje të reja atëherë rrjedha ndryshon. Megjithatë operacioni është ende në vijim dhe deri tani janë informacione që flasin me burime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy