Erdoan Shipoli, ekspert sigurie, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV s’e s’ka asgjë proporcionale në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke shtuar se Irani ka dëshirë të mbetet një aktor i rëndësishëm.
Sipas Shipolit si regjimi i Iranit edhe Netanjahu ushqehen nga konflikti. Eksperti vë në dukje se duhet një strategji për të mënjanuar konfliktin e madh, të cilën Izraeli s’e ka.
“E konsideroi sulmin dje pjesë të strategjisë. Iranit ka dëshirë të mbetet aktor i rëndësishëm. Për sigurinë rajonale dhe botërore është shumë lajm i keq. Kemi të bëjmë me një regjim që kërcënon vendet në Lindje të Mesme. Edhe në anën kibernetike. Kemi të bëjmë me një aktor desabilizues Nga ana tjetër kemi të bëjmë me një qeveri izraelite që jo vetëm s’ka strategji për të shmangur një konflikt të madh rajonal, por kemi një lider në Izrael që prej fillimit të këtij konflikti vetëm ai dhe qeveria e tij fiton në këtë konflikt. Për shkak të këtij konflikti ai vetëm ka mbledhur unitetin në vend. Në Lindjen e Mesme dhe në këtë konflikt s’ka asgjë propocionale. S’mund të justifikohet asnjë sulm në popullatë. Raketat balistike të Iranit kanë qenë të fokusuara në vende ku popullsia izraelite jeton. Në të njëjtën kohë s’ka asgjë propocionale në operacionet e Izraelit në Liban, Palestinë. Duhet një strategji si të mënjanohet një konflikt më i madh. Regjimi iranian ushqehet nga konflikti. Edhe regjimi i Netanjahut ushqehet nga konflikti, dhe vuan popullata e këtyre vendeve. A është Izraeli më i sigurt sot dhe popullata? Jo. I vetmi i sigurt është Netanjahu. A ka kapacitet për ta mposhtur aksin e të keqes? Ka shumë kapacitet, por në fushëbetejë s’dihet çfarë mund të bëjë”.



