Sejko: Bankat të mos pranojnë bilance informale nga kompanitë

Sejko: Bankat të mos pranojnë bilance informale nga kompanitë

Guvernatori Sejko deklaron se bankat kanë rol të rëndësishëm për të luajtur në luftën kundër informalitetit në ekonomi. Në koferencën e Shoqatës së Bankave, Gent Sejko tha gjithashtu se situata ekonomike është e shëndetshme.

“Situata aktuale është e ndryshme nga ajo e disa viteve më parë. Treguesi i kredive me probleme po ulet, bilancet e sistemit janë sot të vlefshme dhe çmimet e kreditit janë ulur sot në nivele historike. Gjashtë mujori i parë i vitit 2016 e gjen sistemin bankar më të suksesshëm. Kemi arritur rezultate konkrete, gjendja financiare paraqitet sot më e shëndetshme. Ka ardhur momenti që kredidhënia të zërë vendin që i takon dhe kjo kërkon përkushtim. Sistemet bankare të pazhvilluara krijojnë çrregullime në stabilitetin e vendin. Revolucioni i madh teknologjik ka eliminuar barrierat fizike. Përfshirja dhe edukimi financiar janë dy sfidat tjera në sistemin tonë, që duhen zhvilluar më tej. Roli i bankave është mjaft i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për sa i përket kreditimit financiar. Informaliteti, rrezik serioz për stabilitetin ekonomik të vendit. Roli i sistemit bankar është tejet i rëndësishëm, sa i takon bilanceve të kompanive. Reforma ndaj informalitetit është ndër më prioritaret të qeverisë, ne do ofrojmë ndihmesë. Mbështetja e BSH do jetë e pakufizuar në këtë drejtim. Bashkëpunimi do thellohet më tej mes ekzekutivit dhe bankave”, tha ndër të tjera Sejko. Sipas planit të masave të firmosur mes qeverisë dhe bankave, nga 1 janar 2018 nuk do të pranohen më nga bankat bilance false gjatë aplikimeve të kompanive për kredi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy