Rriten shpresat për armëpushim në Gaza, delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro

Rriten shpresat për armëpushim në Gaza, delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro

Delegacionet nga grupi militant palestinez Hamas dhe nga Katari mbërritën sot në kryeqytetin egjiptian për bisedime të mëtejshme mbi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve me Izraelin.

Televizioni shtetëror i Egjiptit, al-Qahera News, raportoi gjithashtu mbërritjen e një delegacioni të Hamasit në Kajro duke përmendur një “progres të rëndësishëm” në negociatat për arritjen e marrëveshjes.

Transmetuesi, duke cituar atë që e quajti si një burim të nivelit të lartë, tha se delegacioni egjiptian i sigurisë i angazhuar në negociata kishte arritur një “formulë konsensusi” për disa çështje të diskutueshme. Nuk u dhanë detaje specifike.

Reuters Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shëtit me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant, në pikëkalimin kufitar Kerem Shalom, Izrael

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga toka dhe ajri që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar që shkaktoi vdekjen e rreth 1200 personave.

Si pjesë e përpjekjeve të fundit ndërmjetësuese, Hamasit, i cili rrëmbeu rreth 250 njerëz nga Izraeli më 7 tetor, iu paraqit një propozim për një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve. Një përgjigje është ende në pritje.

Më shumë se 100 pengje u liruan gjatë një armëpushimi 6-ditor në nëntor. Është e paqartë se sa nga ata që kanë mbetur në robëri janë ende gjallë.

Pas disa muajsh ndërmjetësimi nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit nuk ka patur ende një progres. Një nxitje diplomatike për të arritur një marrëveshje ka marrë vrull gjatë ditëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy