Për analistin Sami Neza paraqitja e ish-kryeministrit Berisha në SPAK rrëzoi dhe një tabu që ishte krijuar ndaj tij si një person që nuk paraqitet para prokurorisë apo që nuk shkon para drejtësisë.
Në një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Neza tha se paraqitja e Berishës në SPAK e çliron procesin nga shumë debate dhe analiza, por shtoi se prokurorët nuk kanë shumë për ta pyetur ish-kryeministrin.
Berisha me vajtjen e tij në SPAK rrëzoi një tabu që ishte krijuar kryesisht jo vetëm ndaj politikaneve të lartë, por ndaj Berishës se është një person që nuk paraqitet në prokurori që nuk shkon para drejtësisë dhe kjo iu përforcua më shumë dhe për shkak të debatit që lindi mes GJKKO dhe Berishës që nga momenti që SPAK-u deklaroi që ka një proces gjyqësor ndaj tij.
Berisha ka deponuar 3 herë para prokurorisë, në herët e kaluara.
Vajtja e tij në SPAK e çliron procesin nga debatet, analizat, apo komentet në lidhje me faktin se pse Berisha nuk shkon të paraqitet atje. Askush nuk ka pse analizon këtë çështje pasi ai ka shkuar në SPAK dhe ai dje deklaroi se ka ndërmend të shkoje sa herë që ata do e thërrasin.
Me siguri Berisha do të thirret sërish në SPAK për këtë çështje.
Duket se dhe prokurorët nuk kanë shumë për ta pyetur Berishën, për shkak se qëndrimi i Berishës brenda SPAK ka qenë më pak se 1.5 orë dhe në raport me standardet e SPAK kjo është kohë shumë e shkurtër.



