Kroacia është e gatshme për ta trajnuar ushtrinë e Kosovës

Kroacia është e gatshme për ta trajnuar ushtrinë e Kosovës

A do të përfshihet Zagrebi në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës: Ata thonë se nuk do të përfshihen drejtpërdrejt, por është e mundur për të thelluar bashkëpunimin. Dy kadetë nga Kosova tashmë janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake “Dr Franjo Tuxhman”, shkruan portali serb “Novosti”, transmeton Zeri.info.

Kroacia nuk do të përfshihet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të veçantë në formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas informatave nga qarqet politike në Zagreb. Megjithatë, në qoftë se Perëndimi i jep dritën e gjelbër Prishtinës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, Zagrebi do të ofrojë ndihmë, mbi të gjitha në trajnim.

“Novost-i” shkruan se Kroacia me siguri nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë dhe do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë më pas në rajon.

“Në parim, bashkëpunim ushtarak nuk përjashtohet, por nuk vjen në shprehje që Kroacia, në ndonjë mënyrë të shquhet në këtë drejtim. Gjithçka do të jetë si më parë, kështu që ushtria kroate do të hap dyert për trajnimin e ushtarëve nga Kosova dhe nga koha në kohë do të organizojë disa ushtrime. Trajnimi i ushtarëve të Kosovës financohet nga Kroacia, një parakusht është që të dinë gjuhën kroate. Ka diskutime për blerjen e pajisjeve ushtarake kroate, por më shumë se kaq nuk mund të pritet”, sipas një eksperti ushtarak kroat të mirë-informuar.

Dihet se kompanitë kroate prodhojnë uniforma për forcat ekzistuese të sigurisë në Kosovë, dhe në këtë aspekt mund të jetë një biznes i ri për Kroacinë. Vlen të përmendet se Kroacia zyrtarisht mbështet transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri, siç është konfirmuar së fundmi nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy