Një nga banorët e prekur nga përmbytjet në Lezhë, thotë se kjo është hera e tretë që situata përsëritet.
Duke folur për MCN Tv, ai bëri të ditur se uji ka filluar që t’i hyjë në banesë që prej pasdites së djeshme.
“Do ta lë këtë vend, do iki!” (VIDEO) Të gjendur përballë situatave të përmbytjes çdo vit, banorë të fshatit Gjadër në Lezhë thonë se askush nuk merr masa e se kjo po i detyron të largohen nga vendi i tyre. I tillë është rasti i Pashuk Hilës, i cili tregon për MCN se uji ka vërshuar në shtëpinë e tij dhe se askush nuk i ka shkuar për ndihmë.Në banesën time ka hyrë që dje në orën 04.00, ka filluar të shtohet Drini, në 08.00 të darkës erdhi volum tjetër.
Sot në mëngjes erdhi me këtë volum. Nëse vazhdon me këtë sasi prurje, nuk vonon të hyjë në banesë.
Më ka bërë dëm me ushqimin e bagëtive, biznesin. Nëse situata vazhdon prapë kështu, s’ka rrugë tjetër veçse ta lë këtë vend dhe të iki.
Është hera e tretë që përmbytem. Vjet më kanë sjellë rërë e gjëra, ndërsa sivjet jo.



