Një shkrim i botuar në numrin e fundjavës të tabloidit britanik, Daily Mirror, ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale dhe internet ndërmjet shqiptarëve.
Daily Mirror pa një pa dy thekson se ISIS drejton të gjithë situatën në Lazarat, prodhon kanabisin dhe e çon me avionë në Britaninë e Madhe ku e shet, e më pas paratë ia dërgon zyrës qëndrore të ISIS në Siri për të financuar terrorin ndërkombëtar.



