Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët gjatë orës 3 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kabash në njësinë administrative të Poroçanit të qytetit të Gramshit.
Mësohet se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në njërën nga banesat ku për pasojë të dyja janë shkrumbuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve por era e fortë e ka bërë të pamundur shpëtimin e banesave edhe pse është arritur neutralizimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit.
Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.



