Stay Tuned/ Hizmo: Rrjetet sociale sistem manipulues, krimi shoqëror është skandaloz

Stay Tuned/ Hizmo: Rrjetet sociale sistem manipulues, krimi shoqëror është skandaloz

Moderatori Rudi Hizmo nga ‘Stay Tuned’ në MCN TV u shpreh se rrjetet sociale janë sistem manipulues, më i efektshëm në historinë e njerëzimit. Sipas tij, ato janë një instrument që i ka kthyer njerëzit në vartës dhe mënyra si e kanë bërë këtë gjë është shumë e thjeshtë.

Ne e dimë se ajo që pasqyrohet në rrjetet sociale me atë çfarë vërtetë jeton në realitet janë shumë larg njëra-tjetrës. Nqs do shohim një qen që gërmon gjithë ditën për një kockë do na vinte shumë keq, dhe thelbi me ne është e njëjta, duam të tregojmë se bëjmë një jetë të mirë që të tjerët të na pëlqejnë. Duam të ndjehemi të rëndësishëm. Ti mund ta manipulosh me një foto apo video, por nesër do dalë çfarë ti je. Janë bosh dhe të paplotësuar. Krimi shoqëror është skandaloz, ata njerëz janë bosh sepse nuk bëjnë asgjë për veten e tyre, janë të varur nga ky iluzion që i kanë krijuar vetes së tyre dhe kjo është mënyra se si tjetërsohet mënyra e të menduarit të shoqërisë.

Ndërsa duke folur pak më tepër për veten, moderatori tha se do ta quaja veten time kritik më shumë seç duhet, ndërsa theksoi se ka kuptuar një gjë që është mirë ta kritikosh veten, por jo shumë.

Jo të gjithë e kanë këtë kapacitete për të kritikuar veten, ndonjëherë nuk mjafton ta bësh dhe vetë, duhet ndonjëherë dhe orientimi i një tjetri, por kam kuptuar se është mirë ta kritikosh veten, por jo shumë sepse jeta është shumë e shkurtër për të vuajtur gabimet e tua, sepse të gjithë kemi mangësi dhe probleme por në fakt prandaj jemi kaq special dhe të veçantë. E mira është të kuptojmë nga gabimet dhe ngadalë të përmirësohesh dhe arrish aty ku duhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy