Rama: Lëndët radioaktive nuk do t’i importojmë

Rama: Lëndët radioaktive nuk do t’i importojmë

Kryeministri Edi Rama takon shoqatën e ricikluesve dhe gjatë fjalës së tij mbron ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” miratuar javën e kaluar në Kuvend.

 “Ligji që kemi miratuar nuk është ligji i anuluar në vitin 2013. Ai ligj së pari krijonte hapësirë për import plehrash për djegie të mbeturinave të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh. Ligji i ri njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbra dhe ti importojnë ato. Kaq! Ky është thelbi, të gjithë të tjerat janë spekullime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion” – tha Rama

Kryeministri tha se ligji ynë për mbetjet është më i mirë se ato të vendeve fqinjë.

 “Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën po të krahasojmë me Kosovën, Malin e Zi e Kroacinë, pa shkuar tek Maqedonia që e ka të lejuar edhe importin e mbetjeve të listës portokalli.Ky import do të kufizohet deri në tre pika doganore dhe në çdo pikë doganore ka kontroll radioaktiv”

Më tej Rama kritikoi ambinetalistët qëe kundërshtojnë importin e plehrave.

 “Është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje të rrezikshme apo radiokative u dashka pritur të kalojë ky ligj. Kjo është marrëzi.....Eshtë e paimagjinueshme ti thuash vetes ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit” .

Rama dhe ministrat, të gjendur para protestave, pas miratimit të ligjit që lejon importin e plehrave, kanë nisur një seri takimesh me pronarët e fabrikave të riciklimit, me qëllim që të balancojnë imazhin negativ në opinionin publik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy