Protesta në ditën e 30-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike

Protesta në ditën e 30-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike

Protesta e qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 30-të, me pjesëmarrësit që vijojnë të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe as të pranojnë një dialog me kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqje të parevokueshme dhe formimin e një qeverie teknike.

 

Gazetarja e MCN TV, Jonida Cakoni, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve, ka përshkruar situatën në terren, duke theksuar vazhdimësinë e protestave dhe shtimin e pjesëmarrjes qytetare nga dita në ditë.

 

Jemi vendosur në sheshin Skënderbej, ku prej një muaji qytetarët nisin grumbullimin për protestën dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Qytetarët kanë bërë kërkesat e tyre, ku kryesorja mbetet dorëheqja e Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike. Në këto 30 ditë, qytetarët kanë ngritur shqetësime të shumta që lidhen me emigracionin e të rinjve, shëndetësinë dhe ekonominë.

 

Ajo shtoi se qëndrimi i protestuesve ka mbetur i pandryshuar, ndërsa edhe reagimet nga qeveria nuk kanë munguar.

 

Nga ana e tij, Rama nuk ka munguar me reagimet, duke theksuar se projekti qeverisës do të vijojë. Pritet që numri i qytetarëve të rritet edhe më shumë në minutat në vijim, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë vijon.

 

Sipas gazetares, temperaturat e larta kanë sjellë një ndryshim në orarin e tubimeve, të cilat tashmë nisin pas orës 19:00 dhe zgjasin për disa orë. Ajo theksoi gjithashtu se gjatë protestave nuk kanë munguar as bllokimet e disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy