
Vendi i ndërtimit të Notre-Dame të Parisit do të rihapet në datën 19 gusht, njofton prefektura e Ile de France, rajoni i Parisit. Rindërtimi i katedrales, pas zjarrit të 14 Prillit, u bllokua në fund të korrikut për shkak të rrezikut nga pluhuri i plumbit të lëshuar gjatë zjarrit, i cili mund të kontaminonte punëtorët në vend.



