Plagosi djalin me çifte, i moshuari: Isha i stresuar nga dhuna që ushtroi ndaj meje (VIDEO)

Plagosi djalin me çifte, i moshuari: Isha i stresuar nga dhuna që ushtroi ndaj meje (VIDEO)

83-vjeçari Agim Shkullaku është shprehur i penduar para grupit të hetimit për ngjarjen e një dite më parë në fshatin Stropckë të Pogradecit ku i moshuari qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku 47 vjeç, i cili në gjendje të dehur e kishte dhunuar. Gazetarja Sara Kovaçi, raportoi për MCN Live se gjithçka ka ndodhur pasi i moshuari është dhunuar.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai.

83-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Drupal Ad

 

Pas plagosjes 47-vjeçari u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Kanë qenë fqinjët ato që kanë lajmëruar forcat e policisë të cilët kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë arrestimin e 83-vjeçarit si dhe sekuestrimin e armës së gjahut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy