Situata në Izrael/ MEPJ: Evidentohen pesë shtetas shqiptarë, ndërpriten fluturimet

Situata në Izrael/ MEPJ: Evidentohen pesë shtetas shqiptarë, ndërpriten fluturimet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njoftoi sot se po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.

Në një deklaratë për mediat, MEPJ theksoi se deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

Aktualisht, sipas MEPJ-së, janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.

Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit shqiptarë. 

Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë nga autoritetet izraelite. 

Po ashtu, MEPJ njofton se, për shkak të situatës, fluturimet në dhe nga Izraeli janë ndërprerë.

Për çdo informacion shtesë ose nevojë emergjente, shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601; +972 54 904 2813.

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite në shkallë të gjerë që kishin në shënjestër objektet bërthamore iraniane, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët më të njohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy