Jeta mes Austrisë dhe Shqipërisë, Adhurim Demiri flet për projektet e reja dhe planet për 2025

Jeta mes Austrisë dhe Shqipërisë, Adhurim Demiri flet për projektet e reja dhe planet për 2025

Këngëtari Adhurim Demiri i ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer jetën mes Austrisë dhe Shqipërisë ku shprehet se pavarësisht gjërave të mira që gëzon atgje ku jeton i mungon shumë jeta e Tiranës dhe publiku i saj.

Ai shprehet se fillimisht kur është larguar jashtë shteti ka punuar punë të ndryshme vetëm për të mbajtur familjen por muzikën nuk e ka lënë asnjëherë sepse e ka pasur gjithmonë si një detyrim ndaj publikut.

Demiri ka folur dhe për planet që e tij për 2025 ku tregon se ka në plane dy këngë të reja dhe se gjatë muajit dhjetor do të jetë këtu në Tiranë dhe ka nja dy opsione.

Drupal Ad

Është kënaqësi e veçantë kur njerëzit vazhdojnë akoma të më duartrokasin. Mua më mungon shumë Tirana dhe publiku i saj, sepse jam larguar që në 2006 drejt Austrisë duke lënë jetën e natës së Tiranës, pube-et, muzikën live.

Dhe aty ku jam sot që flasim jam shumë mirë por Tirana më mungon. Kur kam shkuar në fillim kam punuar punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat për familjen, por muzikën nuk e lash asnjëherë sepse e kisha në mendje dhe zemër, si një detyrim ndaj publikut.

Vendosa të rikthehesha vetëm pasi kisha vënë pothuajse gjithçka në rregull në familje, dhe një nga shtysat e rikthimit ishte bashkëshortja ime.

Kemi duruar shumë gjenerata jonë e kam fjalën për veten, Sandër Gjokën Dashnor Dikon, na thonin çfarë është ky vagabond, mua në veçanti sepse babai im ishte shpallur dhe armik i popullit.

Kam shkuar në festival si individ dhe më është përplasur dera e zyrës në fytyrë me fjalë ofenduese duke më thënë si guxon të vish këtu kur je djali i një armiku populli, ndërkohë që ishin në ‘87, ai merumi dhe kishte vdekur.

Më pas u hapën kufijtë, u thyen barrierat dhe ka qenë kënga me Sandrin dhe Gent Demaliaj me grupin X, që më ka rikthyer fuqishëm.

Në atë kohë ka pasur shumë grupe sepse në atë kohë ishte bukuria dhe pasioni për ne që të shpërthenim për atë që kishim akumuluar prej vitesh.

Rikthimi me koncertin ‘Mall Bulevardi’ pati lodhjen e saj, por ishte detyrimi im ndaj publikut. ‘Mall bulevardi’ është ajo këngë që më kërkohet më shumë.

Vitin e ri do e kaloj këtu me familjen dhe kam nja dy projekte në plan. Gjithashtu kam dhe dy këngë të reja gati për publikun shqiptar për vitin 2025.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy