Fermerët në zonën e Myzeqesë thonë se u ka mbetur stok një sasi e madhe domatesh. Shkak për këtë, sipas Stavri Gjinit, një nga prodhuesit më të mëdhenj thotë për MCN se është bërë dezinformimi për përdorimin mbi normën e lejuar të pesticideve.
Në mënyrë që tregtarët të kenë siguri për cilësinë e prodhimeve bujqësore, fermerët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të kryejnë kontrolle.
Përgjegjësi i laboratorit të analizave për prodhimet bujqësore në Lushnjë, thotë se tregtarët analizojnë produktet që eksportohen.
Sipas fermerëve në zonën e Lushnjës, në tregun vendas hasin vështirësi për shitjen e të gjithë prodhimit, ndërsa shpeshherë u duhet ta hedhin.



