Zgjohu me MCN/ Donika dhe Hanife Abiti tregojnë marrëdhënien e veçantë nuse-vjehrrë

Zgjohu me MCN/ Donika dhe Hanife Abiti tregojnë marrëdhënien e veçantë nuse-vjehrrë

Donika Abiti dhe Hanife Abiti, janë nuse dhe vjehrra nga Kosova, të cilat gëzojnë një raport të veçantë në moshën e tyre.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ato rrëfejnë marrëdhënien në përditshmërinë e tyre, që është për çdo lëvdatë.

Donika tregoi edhe për rrengun që së bashku me bashkëshortin ja punuan vjehrrës dhe video u bë virale.

Unë jam njohur shumë e re me burrin dhe kur jam takuar me vjehrrën ajo më priti aq mirë sa që nga ai moment nuk jemi ndarë kurrë më.

Unë nuk e thërras vjehërr, por mam, nanush i them, më ka dhënë qetësi që në momentin që jemi takuar dhe më ka bërë të ndjehem mirë. Të gjitha sekretet ja themi njëra-tjetrës.

Sa i takon videos qe u bë virale, e kemi punuara spontanisht me bashkëshortin dhe thamë si do të reagojë ajo kur të më godas ai. Reagimi i saj ishte shumë epik, se nuk e pritëm që i kthehet ashtu burrit dhe e shan.

Nga ana e saj, vjehrra Hanife, i falënderohet Zotit që i solli në jetë një nuse kaq të veçantë, me të cilën duan të gjitha të mirat dhe të këqijat bashkë.

E kam parë si vajzën time që në momentin e parë. Unë kam pasur marrëdhënie të mirë me vjehrrën time, poashtu edhe nga nëna e kam pasur traditë të sillem mirë me nuse.

Prej se jam taku me Donikën, jam ndjerë mirë dhe vet djali është i lumtur kur na sheh mirë bashkë.

Sa i takon videos, unë nuk e prita atë sjellje të djalit dhe nuk po e kuptoja, mallkimi më doli spontanisht, sigurisht se ai ka ma falur që i thashë ashtu. Unë e dua nusen se është shumë e mirë, falënderoj Zotin që ma ka sjelle ketë person në jetë. Dua që ët gjitha nuset dhe vjehrrat të kenë një raport të mirë si ne dyjat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy