
Partia Demoktarike pritet të mbledhë ditën e hënë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili bën të ditur se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00.
Në rend dite parashikohet konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë, njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, si dhe caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.
Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.



